Ylli i Napolit largohet nga loja për shkak të problemeve me frymëmarrje
Skuadra e Napolit ka pësuar humbje sot si vendase me rezultat minimal 1:0 kundër Empolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Empolin e shënoi sulmuesi Patrick Cutrone në minutën e 70’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.
Por, diçka e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes, ku mesfushori polak i Napolit Piotr Zielinski kërkoi që të zëvendësohej për shkak se kishte probleme me frymëmarrje.
Incidenti ndodhi vetëm pas 16’ minutave lojë të zhvilluara në ndeshjen e Serie A në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Zielinski u pa që vraponte drejt stafit mjekësorë duke pasur probleme me frymëmarrje, pasi që mbante qafën, duke u kollitur dhe duke bërë me gjeste që kishte problem të fuste ajrin brenda.
Pas disa minutave, ai veshi një pallto dhe u dërgua në zhveshtore për ta ekzaminuar më shumë gjenden e tij momentale.