Ylli i Tottenhamit huazohet në Serie A

Klubi londinez, Tottenham Hotspur, e ka konfirmuar që mesfushori Harry Winks është huazuar në Serie A te skuadra e Sampdorias.
Sezonin e kaluar Winks arriti të paraqitet në 30 nga 53 ndeshjet e Tottenhamit, kurse tani i bashkohet Sampdorias në një marrëveshje huazimi për sezonin 2022/23.
Winks, produkt i akademisë së Tottenhamit, në total numëron plot 203 paraqitje për “Gjelat”, kurse ka arritur të regjistrojë pesë gola mbi emrin e tij.

Back to top button