Ymeri: Republika bëhet me Vetëvendosjen

Idetë e VV-së janë vizioni i qytetarëve

Në Rahovec kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidat për deputet Visar Ymeri u bëri thirrje, Rahovecianëve që më 11 qershor të votojnë për Vetëvendosjen e Albin Kurtin kryeministër. Ymeri tha se, duhet të votohet për ndryshimin që do vijë nga Vetëvendosje.

“Rahoveci është i prodhimit, i kulturës e i bujqësisë. Idetë e tona janë të më hershme të ardhura nga atdhedashuria. Idetë e VV-së janë vizioni i qytetarëve.

Kjo është rruga jonë me dhe për qytetarët. E nesërmja do të vijë shpejtë por ne duhet të përcaktohemi se çfarë e duam të vazhdojmë njëjtë si dje apo ndryshe nga dje”./21Media

Back to top button