Z Mobile e gatshme për të gjetur zgjidhje për Telekomin

Blerim Devolli ka ndërmarrë personalisht iniciativën për gjetjen e zgjidhjes

Z Mobile ka iniciuar bisedimet me Telekomin e Kosovës, duke shprehur vullnetin e mirë, për të gjetur mundësi për ta tejkaluar këtë situate të krijuar pas Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to”, thuhet në një komunikatë nga Z Mobile.

Themeluesi i kompanisë, Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën për gjetjen e zgjidhjes , në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobile dhe Telekomit të Kosovës ,në mënyrë që këto ndërmarrje të vazhdojnë punën.

“Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet e Z Mobile nga mos përmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button