Zaev apo Mickoski? Sela: Zaev burgosi Feta Alimin, njeriun që më shpëtoi jetën

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, në Click Plus foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Kur u pyet se kë do të zgjedh Mickoskin apo Zaevin, Slea tha se zgjedhjen e bëri Zaevi, pasi që zgjodhi BDI-në për të qeverisur duke e lënë Aleancën për Shqiptarët me Mickoskin (VMRO-DPMNE-në) në opozitë.
Mes tjerash, Sela tha se Zaev e ka burgosur Feta Alimin, njeriun që i ka shpëtuar jetën, pasi që siç tha, për ta bërë të ndjehet i turpëruar tërë jetën.


Ndër të tjera, Sela tha se në Komunën e Likovës, e vetmja rrugë që nuk është rregulluar është rruga ku jeton familja e Feta Alimit.
“Shumë të paskrupullt janë. Në Komunën e Likovës, të gjitha rrugët janë shtruar me bekatonka. Paramendoni vetëm rrugën ku jeton familja e Feta Alimit e kanë lënë pa rregulluar. Sedi çfarë iu ka bërë Feta Alimi. A pse shpëtoi një shqiptar”, tha kreu i Aleancës për Shqiptarët./TV21

Back to top button