Zaev dhe Gashi sot pritet të nënshkruajnë programin për hyrje në Qeveri të Alternativës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare, përcjell TV21.
Pritet që Gashi dhe Zaev zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit.
Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmë u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale, shkruan TV21./21Media

Back to top button