Zaev: Dita e pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, uroi ditën e pavarësisë 8 shtatorin, duke e quajtur si një nga datat më të ndritshme të historisë të Maqedonisë së Veriut. “8 shtatori, Dita e Pavarë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, uroi ditën e pavarësisë 8 shtatorin, duke e quajtur si një nga datat më të ndritshme të historisë të Maqedonisë së Veriut.
“8 shtatori, Dita e Pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut. Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona janë mbledhur. Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vlleh, boshnjakë… Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët, Gëzuar Jubileun – 30 vjet pavarësi. Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut“, shkruan Zaev.
Sot bëhen 30 vjet nga shpallja e Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe sovran./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






