Zaev në darkën e kryeministrave të Ballkanit

Zaev ka thënë se në Bruksel do të bisedojë me Mogerinin për ardhmërinë e Maqedonisë në BE

Derisa po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, në formatin e grupeve të punës, mandatari Zoran Zaev sonte është në Bruksel në darkën e thirrur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, e cila ka ftuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zaev para shkuarjes në Bruksel për televizionin 24 deklaroi se në Bruksel do të bisedojë me Mogerinin për ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe prioritetet e Qeverisë së re, shkruan TV21.TV

“Është një mundësi e shkëlqyeshme që të takohemi me të gjithë kryeministrat e rajonit, të bisedojmë për perspektivat evropiane të Maqedonisë tonë, tua shpjegojmë sa shumë do të punojmë në sferën e reformave që të u japim arsye që të fokusohen drejt tërë rajonit por edhe drejt Maqedonisë tonë. Maqedoninë e pretë Bashkimi Evropian, sikur edhe anëtarësimi i plotë në NATO, dhe besojë që këto qëllime primare të qytetarëve tanë do të jenë seriozisht të mbështetura edhe nga partnerët tanë Evropian”, tha Zoran Zaev, Mandatar për formimin e Qeverisë.

E përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini tha se darka joformale ka si qëllim që gjashtë vendet ballkanike të angazhohen për arritjen e një marrëveshje si të punojnë më mirë së bashku në të ardhmen.

“Pamë se Ballkani Perëndimor është rajon i cili është kyç për BE-në, kur bëhet fjalë për sigurinë dhe parandalimin nga radikalizmi. Kemi bashkëpunim të fuqishëm me ta lidhur me menaxhimin e valës së emigrantëve dhe menaxhimin e kufijve tanë. Shpesh them se nuk flasim për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor, sepse ata tashmë janë Evropë, por poenta është perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian të këtyre vendeve”, u shpreh Federica Mogherini, Përfaqësuese e BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri.

Mogerini theksoi se përkushtimi i saj dhe i krerëve të BE-së është për të punuar sa më afër me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim Zaev është thirrur në cilësinë e mandatarit, ndërsa të ftuarit e tjerë janë kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, Denis Zvizdiq nga Bosnjë – Hercegovina, Isa Mustafa nga Kosova dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq./21Media

Back to top button