Zaev prezanton programin qeveritar

Mandatari para deputetëve e prezantoi programin qeveritar

Do të udhëheq me Qeveri reformatore të Republikës së Maqedonisë, e cila do t’i përkushtohet ekonomisë, do të kemi institucione të forta dhe profesionale, Qeveri e përkushtuar për NATO.

Do të punojmë pa ndalë, që të plotësojmë premtimet dhe këtë program të Qeverisë së re. Maqedonia do të ketë shoqëri të bashkuar e cila do të kontribuoj në stabilitetin e shtetit. Marrim përgjegjësi që t’i sjellim të gjitha reformat urgjente dhe vërejtjet e Pribe-së. Qëllimi ynë është më shpejtë të hyjë Maqedonia në NATO. Prioritet i ynë është edhe mbështetja e kompanive të vogla dhe të mesme, 20 milion euro ndihmë për të njëjtët. Do të përpilojmë plan me afate të qarta për pagesën e borxheve të shtetit. Do t’i zvogëlojmë dënimet, do ta heqim taksën radiodifuzive, do ta rrisim buxhetin e familjeve.

Gasifikim për çdo shtëpi ,me çka do të ulen shpenzimet për ngrohje. Këto janë një pjesë e premtimeve të kryeministrit të ardhshëm, Zoran Zaev./21Media

Back to top button