Zaev: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

 

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë zhvatje të pabazë të dorëheqjes së Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Procedura e tillë do të ishte tradhti e të gjithëve që dhanë mbështetje për agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga shumica stabile në Parlament”, thotë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në intervistë për MIA-n.

Zaev duke folur për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i kërkon opozita, pas vetos bullgare, por edhe për punën e Parlamentit në këtë situatë, si dhe pushteti e opozita dalin me pohime se e rrisin numrin e deputetëve, theksoi se ka filluar procesi i evropianizimit të vendit dhe zbatimi i agjendës reformuese deri te anëtarësimi përfundimtar në BE. Shton se ky është qëllim strategjik i Qeverisë, i miratuar nga shumica e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

“Besimin e shumicës së qytetarëve të cilët e dhanë në politikat e kësaj qeverie ishte për shkak të qëllimit të vendosur t’i zgjidh të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe këtë të rëndën me Bullgarinë. Mickoski le të shikojë në oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendojë dhe me zë le t’i përgjigjet vetes, kush është ai që me logjikë duhet të japë dorëheqje pas aq shumë mposhtjeve zgjedhore”, porositi Zaev.

Në lidhje me anketën e fundit të QMBN, në të cilën mbështetja për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në opozitare është në korrniza të gabimit statistikor, 18,6 për qind e të anketuarve janë shprehur për partinë qeveritare, ndërsa 18,1 për qind për partinë opozitare, Zaev thotë se fusha për garë politike të ideve dhe koncepteve është e hapur.

Ai potencon se qytetarët në disa cikle të ndryshme zgjedhore kanë treguar se nëpër cilën rrugë duhet të shkojë vendi.

Back to top button