Berisha i ftuari i radhës nga Specialja

Berisha i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-deputeti i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në Facebook.

Berisha ka shkruar se  ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë te jetë përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri.

“As padrejtësit e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri. Ftesa nga Gj.Speciale në Hag po shpresoi se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga kjo gjykat e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë nga aparati shtetror i Serbis.
(Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj)! Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare”, ka shkruar Berisha në facebook.

 

Ndërkohë, dje ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli është i intervistuar nga Gjykata Speciale. Përveç, Veselit nga Specialja është intervistuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. /21Media