Zake Prelvukaj tregon thashethemet më të çmendura që i ka dëgjuar për veten

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj është e ftuara e radhës në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.

Ajo këtë të diel nuk hezitoi të tregojë edhe thashethemet më të çmendura që i ka dëgjuar për veten.

“Zakja i ka mbjell gjyksat, Zakja i ka ngjitë flokët. Këto nuk më lanë përshtypje shumë…Thashethemet “kjo e dalun dore”, “kta s’e merr kush” “mos e bo këta, mos e bo ata”, po unë e kam bo, po me kanë dashtë shumë ma shumë edhe ata njerëz”, tha ajo duke theksuar se  i ka rezistuar moskuptimeve duke e edukuar masën.

Piktorja e njohur tutje foli edhe për tabutë që i theu si artiste.

“Një ditë kam dashtë që trupi im të jetë ngjyrë, të jetë brushë”, tha ajo.

E për këtë Zake Prelvukaj tha se u paragjykua shumë.

“”Zake mos e bo, nuk të kqyr kërkush në Kosovë, nuk të merr kush, të vrasin”, tregon Zakja gjatë emisionit, fjalët e fqinjëve.

Megjithatë, ajo tha se ky është misioni i një artisti/e, pavarësisht paragjykimeve Prelvuakj shtoi se njerëzit e kanë dashur dhe vlerësuar guximin e saj./21Media

Back to top button