“Zanin ma ka fal Zoti…” – ja çfarë thotë vajza e Violetë Kukajt

Vajza e Violetë Kukajt, Njomza Retkoceri ishte e ftuara e radhës në emisionin “21Gradë” të RTV21, në të cilin foli për talentin e saj për muzikë.

E pyetur se a është fat për ta pasur nënën të famshme, ajo tha se kjo është fat mbi fat.

“Është fat mbi fat, normalisht zanin ma ka falë zoti, qashtu është, që normalisht edhe emri i nanës ti lehtëson rrugët”, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregon edhe momentin e parë kur nëna e saj, Violetë Kukaj e ka shtyrë atë të mirrej me muzikë.

“Unë kam qenë në kurs të pianos në shkollë të muzikës për 6 vite edhe më kujtohet si sot nana ma bojke ki mu regjistru në piano, nuk kisha njohuri thojke nana se i ki gishtat për piano, i kshyrsha gishtat kurr se disha qka kanë gishtat e mi”, tha ajo. /21Media

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Back to top button