Zariqi: Raportohet se Memli Krasniqi dha dorëheqje nga presioni

(Lajm i përditësuar)


Zariqi: Raportohet se Krasniqi dha dorëheqje nga presioni

Gazetari i RTV21 Burim Zariqi në emisionin “Click” tha se raportohet që Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së për shkak të presionit të ndërkombëtarëve që të formohet qeveria.

” është raportuar që Krasniqi ka dhënë dorëheqje njëri nga elementet mund të jetë edhe ky për shkak të presionit të tillë që të bëhet një qeveri që krijohet nga shumica e Vetëvendosjes por jo vetëm e mbështetur nga Vetëvendosje”, tha ai


Zariqi: Basha dhe Gërvalla jashtë listës së ministrave të kabinetit Konjufca

Gazetari i RTV21, Burim Zariqi, në emisionin “Click” tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dje është takuar me mandatarin për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, që vjen nga ky subjekt politik, për të biseduar në lidhje me përbërjen e re të qeverisë nëse ajo arrin t’i marrë votat.

“Si fillim, zoti Kurti ka propozuar, si kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtar, që të ketë disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar, që të zëvendësohen disa emra. Në mesin e 19 kandidatëve për ministra që ka propozuar Kurti më 26 tetor, nuk do të jetë, të paktën siç kemi marrë vesh ne, Dimal Basha i propozuar si ministër i Infrastrukturës. Nuk do të jetë as zonja Gërvalla, siç kemi marrë vesh. Zoti Basha nuk do të jetë për shkak se është kundërshtuar shumë për një shkrim që kishte bërë për UÇK-në e që ishte kundërshtuar nga opozita”, tha Zariqi./21Media

Back to top button