Zbardhet agjenda e takimit Kurti–Vuçiq në Bruksel

 
Nesër do të mbahet takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian tashmë është bërë e ditur agjenda për nesër.
Sipas këtij paralajmërimi, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.
Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell do të ketë takime bilaterale, të ndara fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.
Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë–Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Back to top button