​Zbulohen tre kandidatë për të zëvendësuar Guardiolën te City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në verën e ardhshme, duke i dhënë fund një epoke të artë pas gati një dekade në krye të klubit. Sipas raportimeve nga “Fichajes.net”, drejtuesit e Cityt tashmë kanë përgatitur listën e kandidatëve për ta zëvendësuar trajnerin katalanas.

Tre emrat kryesorë që po shqyrtohen janë Vincent Kompany, Roberto De Zerbi dhe Andoni Iraola.

Kompany, ish-kapiten legjendar i Cityt dhe aktualisht trajner i Bayern Munichut, shihet si figura që mund të ruajë vazhdimësinë dhe filozofinë e klubit. De Zerbi, që tani drejton Marsejën, vlerësohet për stilin e tij modern të lojës dhe për punën me talentet e reja. Ndërsa Iraola, trajner i Bournemouthit, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e lojës dhe rezultatet pozitive në Premier League.

Largimi i Guardiolës do të mbyllte një kapitull të suksesshëm me gjashtë tituj kampioni dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. City pritet të nisë bisedimet me kandidatët e përzgjedhur, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga profili, kostoja dhe përshtatja e tyre me projektin afatgjatë të klubit.

Back to top button