Zbulohet busti i Milaim Krasniqit
Sot u zbulua busti i dëshmorit nga Pastaseli
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe ditës së shkollës sot në fshatin Pastasel të Rahovecit u zbulua busti i dëshmorit, Milaim Krasniqi i rënë më 12 maj 1998.
Kryetari i komunës, Idriz Vehapi tha se kjo ditë shënon kujtimin për dëshmorin dhe se busti që u zbuluar sot do të jetë një udhërrëfyes për shkollën e Pastaselit dhe Rahovecit.
Ramadan Krasniqi në emër të familjes së dëshmorit, Milaim Krasniqi tha se dëshmorët nuk janë vetëm të familjes por të gjithë Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?