Zbulohet fshehtësia të cilën presidenti amerikan ja përcolli Rusisë
Trump i rrëfeu Llavrovit për planin e ISIS-it për të sulmuar një aeroplan
Informata, të cilën Presidenti amerikan, Donald Trump, ja përcolli shefit të diplomacisë ruse, Sergei Llavrov, gjatë takimit që patën në Shtëpinë e Bardhë, ka të bëjë me planin e organizatës terroriste, Shteti Islamik, për të hedhur në ajër një aeroplan civil, shkruan rtv21.tv
Sipas burimeve të këtij televizioni, këto të dhëna janë siguruar nga një agjent izraelit, i cili ka arritur të hyjë në radhët e Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për synimin e militantëve për të ndërmarrë sulm terrorist kundër një aeroplani, i cili do të fluturonte në drejtim të Amerikës. Ekstremistët kishin planifikuar që bombën ta fshihnin në një çantë për kompjuterë. Një lëndë e tillë shpërthyese, sipas ekspertëve amerikanë, vështirës se do të zbulohej me ndihmën e pajisjeve të thjeshta të kontrollit.
Uashingtoni ishte i mendimit se këto informata ishin të besueshme dhe kishte shqyrtuar mundësinë që të ndalonte futjen e kompjuterëve në aeroplanët që fluturojnë në drejtim të Amerikës nga shtetet e Evropës.
Sipas të dhënave të televizuionit amerikan , pasi që Trump ndau këtë informatë me Llavrovin, jeta e agjentit izraelit tani është në rrezik. Izraeli kishte insistuar që kjo informatë, të cilën ja kishte përcjellë Uashingtonit, të mbahej e fshehtë./21Media