Zbulohet identiteti i të dashurës së re të Pique

Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare në qershor të këtij viti.
U spekulua se Pique tashmë ishte në lidhje prej muajsh me një 23 vjeçare.
Mediat e huaja kanë zbuluar identitetin e saj dhe sipas fotografive të para, ajo ngjason shumë me Shakiran.
Clara Chia Marti ka deaktivizuar llogaritë e saj në rrjete sociale në mënyrë që ta ruajë privatësinë dhe të qëndrojë sa më larg syrit të mediave.
Sipas mediave atje, Pique tashmë ia ka prezantuar prindërve të dashurën e tij të re, madje e ka takuar atë dhe me fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.
“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por ata rreth tyre e dinë çfarë po ndodh”, ka thënë një burim për The Sun./21Media

Back to top button