Zbulohet laborator për prodhimin e drogës në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se gjatë ditës së sotme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në Katllanovë të Shkupit, ku ka gjetur laborator për prodhimin e substancave narkotime, përcjell TV21. Nga MPB kanë njoftuar se është arrestuar një 43-vjeçar.
“Është kontrolluar shtëpizën e vikendit në pronësi të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovc të Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marijuanës, rreth 200 saksi me rrënjë, filtra ajri dhe pajisje të tjera prodhuese, rreth dy kilogramë marijuanë”, kanë shtuar nga Ministria.
Nga MPB kanë bërë të ditur se është arrestuar personi N.Z., ndërkaq pas dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse, shkruan TV21./21Media

Back to top button