Zbulohet një tjetër tunel me cannabis
Policia ka sekuestruar 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
Policisë e Shqipërisë kanë kryer një operacion në fshatin Stror të Skraparit, ku në një tunel në pyllin fshatit, kanë gjetur dhe sekuestruar 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Strukturat e Policisë Berat kanë filluar hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.