​Zbulohet përmendorja e veprimtarit Adem Demaçi në Podujevë

Podujeva është bërë qyteti i parë me shtatore të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Kryeministri Albin Kurti tha se njeriu i popullit, baca Adem ishte personalitet unik në veprimin dhe me gjuhën e tij në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur.

“Na nevojitet një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës, ngase u deshtë një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë, kërkohet një vetëdije e paskaje për ta mbajtur një vetëdije të paepur. Për ne si ndjekës të përpjekjeve të tij do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitetin e kësaj përmase por na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë dhe në gurë sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë. Mbi vargun dhe kullën, ne urojmë që monumenti ynë kushtuar heroit tonë të mendimit të lirisë të jetë edhe kullë edhe gjuhë”, tha ai.

Sipas Kurtit, ata që jetojnë me të vërtet nuk janë të shpeshtë dhe kanë një virtyt të pashoq, shprehja e tyre është e barabartë me jetën e tyre, Adem Demaçi na mëson një direktivë të lartë për të gjithë “Kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, atëherë duhet dyshuar te liria”.

“Ky njeri i madh të cilit sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës dhe në përvojën intime apsolute. Një përvojë e tillë e lirisë e meriton një monument e më shumë. Ky monument dhe fjalët që do ta shoqërojmë me dekada e kanë një synim, në çdo kohë e çdo paqe duhet të na tregojnë se nuk i përkasim asnjë rendi merite po e huqem referencën te baca Adem, si përvojë gjigante e furtunave që i përballte dhe i përvujturi më i fortë i lirisë nën çdo kusht. Adem Demaçi prehet i qet sepse jetojë përnjëmend, ai e kishte devizën e vet, nuk ka pse vlen një jetë pa drejtësinë që duhet për ta mbajtur gjallë”, tha ai, duke shtuar se kjo përmendore është shenja e guximit dhe barra e drejtësisë, që ne i tregojmë vetvetes si garancë të një të ardhme që ia vlen.

Back to top button