Kaloni te përmbajtja kryesore

Zbulohet qëndrimi i Juventusit për ish-kapitenin e Liverpooli

Juventusi është ende duke kërkuar për profilin ideal për të përforcuar mesfushën në janar, por si duket nuk do të transferojnë ish-kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, thotë gazetari i njohur, Matteo Moretto.

Gjiganti i Serie A po lidhet vazhdimisht me disa mesfushorë në merkaton e janarit, pas suspendimeve të Paul Pogbas dhe Nicolo Fagiolit.

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Henderson, aktualisht nën kontratë me skuadrën nga Liga Pro Saudite Al Ettifaq, shihet si opsion i Juventusit për ta transferuar këtë janar, por si duket kjo do të mbetet vetëm një spekulim.

Gazetari italian, Matteo Moretto i ka thënë “Caught Offside” që do të jetë tejet, tejet e vështirë për Juventusin që ta përfundojë një marrëveshje për Henderson, pasi që “Zonja e Vjetër” po shikon për tjera alternativa.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button