Zëdhënësi i KEDS: Çmimet e rrymës janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë dyfishuar çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.
Ai tutje ka thënë çmimi për megavat ka arritur gati në 500 euro.
Buzhala ka theksuar se tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor.
“Pa dashur t’jua tërheq vëmendjen prej temave jetike me të cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe çmimet e rrymës janë dyfishu ne berzat ndërkombëtare, kane mbrri ne gati 500 euro për megavat. Te njëjtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në tregjet ndërkombëtare. Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala në Facebook./21Media

Back to top button