Zëdhënësi i KQZ-së deklarohet në lidhje me hetimin e votave nga Diaspora
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje sonte për RTV21, në lidhje me votat me postë për Junik, Dragash e Mamushë ku dyshohet se janë shkruar nga e njëjta dor
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje sonte për RTV21, në lidhje me votat me postë për Junik, Dragash e Mamushë ku dyshohet se janë shkruar nga e njëjta dorë.
Sipas Elezit të gjitha procedurat e verifikimit për këto zarfe kanë përfunduar dhe të njëjtat do të numërohet në QNR.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 16:00 ka filluar me numërimin e fletëvotimeve, të cilat janë dërguar nga jashtë gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor.
Zëdhënësi i KQZ-së kishte bërë të ditur për rtv21.tv se nga ky proces i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë 19 komunave të ndryshme./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






