Zejnullahu-Raçi u bën thirrje mjekëve dhe infermierëve që për kërcënime apo sulme të lajmërojnë policinë

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi ftoi gjithë profesionistët shëndetësor që rastet e sulmeve ndaj tyre t’i lajmërojnë në polici. Ajo iu referua sulmit opara tri ditëve ndaj një infermieri në Klinikën e Onkologjisë.
“Për rastin nuk kemi qenë menjëherë të lajmëruar por janë duke u marr organet e rendit…Ndonjëherë më të sulmuar janë stafi sesa që ndodh të sulmohet pacienti apo familjari pse po e them këtë asnjëherë stafi ynë nuk ngutet me thirr policinë që është gabim, bile inkurajoj që nëse sulmohen infermierët dhe mjekët në vendin e punës menjëherë ta lajmërojnë rastin në polici… E dënoj në parim çfarëdo dhune edhe sulmin e familjarëve ndaj infermierëve çfarëdo, por inkurajoj të gjithë stafin tim në kuadër të ShSKUK-së që në momentin që ndihen të kërcënuar apo të sulmuar mos të hezitojnë ta lajmërojnë rastin sepse kjo ndikon edhe në vetëdijësimin e qytetarëve në përgjithësi që duhet të jenë korrekt ndaj personelit shëndetësor ”, tha ajo pas takimit që zhvilloi me deputetët e Komisionit për Shëndetësi me onkologët në Klinikën e Onkologjisë.
Paraprakisht, Zejnullahu-Raçi tregoi se janë vendosur disa urdhëresa kohëve të fundit e që kryesisht kanë të bëjnë me stafin infermieror i mbrojnë këta profesionistë shëndetësor.
“Është një keqkuptim që është bërë sepse në rregullat e punës për trajtim të pacientëve ka më shumë rregulla për mjekët e kjo asnjëherë nuk është bërë mediatike….Jam ajo që e di se si funksionon çdo pore edhe ajo çka duhet dhe është dashur që ne mjekët dhe infermierët me qenë me pacientin, ky është qëllimi im, dhe e dyta çka i mbron shumë infermierët me këto lista që duhet me u shënu”, theksoi Zejnullahu-Raçi.
E u.d i drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi tha se me rastin e sulmit të infermierit në këtë Klinikë me kohë janë njoftuar organet e rendit./21Media

Back to top button