Zelanda e Re do t’i dërgojë fonde shtesë Ukrainës

Zelanda e Re është zotuar t’i sigurojë Ukrainës fonde shtesë prej 5 milionë NZ (3,46 milion dollarë) në fonde, si dhe pajisje të ndryshme.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se paratë do t’i drejtohen një fondi të NATO-s që siguron karburant, pajisje komunikimi dhe pajisje të ndihmës së parë për forcat ukrainase, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ajo tha gjithashtu se do të mbështesë Ukrainën me pajisje të tjera taktike.

Zelanda e Re deri më tani ka dërguar ndihmë prej rreth 11 milionë dollarësh në Ukrainë./21Media

Back to top button