Zelanda e Re shpalli gjendje të jashtëzakonshme

Një zjarrfikës konsiderohet i zhdukur, ndërsa një tjetër është lënduar si pasojë e një rrëshqitje dheu pranë qytetit Auckland në Zelandë të Re.
Auckland, u përmbyt dy javë më parë pas një stuhie të ashpër që shkaktoi vdekjen e katër personave.
Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend, ministri i Emergjencave, Kieran McAnulty, tha se mundëson mbështetje për rajonet e prekura dhe siguron burime shtesë.
Gjendja e jashtëzakonshme kombëtare përfshin gjashtë rajone në Zelandë të re, në të cilat tashmë ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme lokale.
Kryeminsitri, Chris Hipkins tha se ushtria tashmë është në terren duke ndihmuar në operacionet e evakuimit dhe furnizimeve.
Në Auckland, u ndërprenë po thuajse të gjitha shërbimet publike dhe u mbyllën shumica e shkollave. Ndërsa u anuluan edhe shumë fluturime si pasojë e motit./21Media

Back to top button