Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelenski: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë!

Presidenti ukrainas Zelenski, pretendon se Moska ka ambicie për të pushtuar vende të tjera. Keshtu deklaroi ai sonte, pas komenteve të komandantit ushtarak rus.
“Ne jemi të parët në radhë. Dhe kush është i radhës?”, pyeti Zelenski gjatë fjalimit të tij të rregullt që mban çdo natë qe nga fillimi i luftës.
Zelenski foli kështu hapyr, pasi komandanti i lartë rus u citua në mediat shtetërore të kishte thënë se “Moska do të përpiqej të pushtonte Ukrainën jugore përpara se të hapte një rrugë për në rajonin e Moldavisë”…
Moldavia i bën thirrje ambasadorit rus dhe shpreh “shqetësim të thellë” për keto komente.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Ukrainës tha për BBC se evakuimi i rreth 100,000 njerëzve të kapur në Mariupol do të kishte sukses vetëm me ndihmën e OKB-së.
Ndërkaq, behet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me Vladimir Putin në Moskë të martën dhe Zelensky në Kiev më vonë gjatë javës.
Të premtën Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën, siç thuhet se mendoi qe kete ta bente në fillim të këtij muaji.
“Çfarë dobie do të kishte që Papa të shkonte në Kiev nëse lufta vazhdon të nesërmen?” tha ai për të përditshmen argjentinase La Nacion.
Papa theksoi se ai ishte “i gatshëm të bënte gjithçka për të ndaluar luftën”, por vizita e Papës mund të pengojë “qëllimet më të larta”, siç janë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
Françesku shtoi ka shtuar: “Çdo luftë është një anakronizëm në këtë botë dhe në këtë nivel qytetërimi”…
Në një intervistë të botuar të premten, Ati i Shenjtë e përshkroi gjithashtu vizitën e tij të papritur në ambasadën ruse në Vatikan në fund të shkurtit si “një vendim që e mora netët e zgjuara duke menduar për Ukrainën”.
“Unë shkova vetëm. Nuk doja që askush të më ndiqte. Ishte përgjegjësia ime personale.”
I pyetur se pse nuk e përmend kurrë Rusinë apo presidentin e saj në deklaratat e tij kundër luftës, ai u përgjigj: “Papa nuk emëron kurrë një kryetar shteti, aq më pak një vend që është superior ndaj kreut të shtetit të tij”,thuhet në një raport me te gjatë të permbledhur te BBC per ngjarjet rreth dhe per luftën në Ukrainë./E.D.21MEDIA

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button