Zelensky akuzon liderët evropianë për mosveprim dhe bën thirrje për protesta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po flet nga zyra e tij në Kiev. I veshur me veshje ushtarake, ai akuzon liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.
“Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me atë që Evropa pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore – diçka për të cilën tha “kurrë më”. Por ja ku është, përsëri. Tani, në 2022. 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.
Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar “agresionin” rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare, transmeton rtv21.tv.
“Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën. Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, tha ai./21Media

Back to top button