Zelensky: Bota varet nga pavarësia e Ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bota varet nga pavarësia e vendit të tij.
Pas një takimi me homologun e tij britanik Boris Johnson, Zelensky iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 31-vjetorin e çlirimit të vendit të tij nga sundimi sovjetik, përcjell rtv21.tv
Rusia kundërshtoi që Zelensky të merrte pjesë virtualisht në takimin e sotëm që po mbahet në New York, duke thënë se ishte një çështje procedurale, por u tejvotua, raporton BBC
Zelensky ngriti një sërë akuzash ndaj Rusisë për pushtimin e saj, duke thënë se ajo e kishte vënë botën “në prag të katastrofës së rrezatimit” pasi e ktheu territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia në një zonë konflikti. Rusia ka hedhur më parë të njëjtën akuzë ndaj Ukrainës.
Zelensky vazhdoi të argumentojë se “agresioni i çmendur” i Rusisë po shkakton “uri artificiale” në mbarë botën, për shkak të bllokimeve të eksporteve të rëndësishme të grurit të Ukrainës.
Tutje ai tha se pushtimi i Moskës ka rezultuar në varfëri energjetike për miliona njerëz./21Media