Zelensky dhe Macron zhvilluan bisedë telefonike
Presidenti francez, Emmanuel Macron foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të shtunën.
”Presidenti francez i ka rikonfirmuar presidentit Zelensky gatishmërinë e tij për të punuar aktivisht gjatë mandatit të tij të dytë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke mbajtur gjithmonë një koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tij evropianë”, thuhet në deklaratën e Macronit.
Ky i fundit ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e bombardimeve të qyteteve të Ukrainës dhe situatën e padurueshme në Mariupol.
Macron i tha Zelenskyt se mbështetja ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të rritet, si dhe ndihma humanitare e ofruar nga Franca, e cila deri më tani arrin në më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë furnizime mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihmë në strehimore dhe automjetet e urgjencës./21Media