Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky e fton Trumpin në vijën e parë të frontit

Trupave ukrainase po u mbarojnë municionet pasi mbështetja jetike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbahet nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump në Kongres.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm për një vizitë në vijën e parë bashkë me Trumpin.

“Nëse z.Trump vjen, unë jam gati të shkoj me të në vijën e parë. Çfarë do të thotë lufta e vërtetë, jo Instagrami, lufta e vërtetë”, ka thënë presidenti ukrainas.

Kështu është shprehur ai derisa ka bërë apel urgjent për më shumë armë në mënyrë që të shmanget “situata katastrofike” në Evropë.

“Një deficit artificial i armëve do ta ndihmonte vetëm Rusinë”, ka thënë Zelensky në një konferencë ndërkombëtare në Gjermani.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka përsëritur më parë garancinë se do ta mbështesin Kievin.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të luajnë lojëra politike mbi ndihmën ushtarake”, ka thënë ajo në konferencën e përbashkët me Zelenskyn në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mbledhja e liderëve botërorë dhe zyrtarëve të lartë të mbrojtjes vjen një javë para dyvjetorit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button