Zelensky i adresohet parlamentit izraelit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po i adresohet parlamentit të Izraelit.
Ai tashmë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – duke kërkuar mbështetje.
Ndryshe, Zelensky ka thënë nëse vendi i tij do të ishte pranuar në aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut më herët, atëherë Rusia nuk do ta kishte pushtuar vendin.
”Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar një luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim. Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë”, tha Zelensky./21Media

Back to top button