Zelensky i bën thirrje Gjermanisë të ketë qëndrim më të qartë për luftën në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën.
Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, të hënën në mbrëmje, Zelensky tha se “Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë”.
“Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën”,  tha ai. “Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin: nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë”.
Ka pasur spekulime që Scholz këtë javë mund të bëjë udhëtimin e tij të parë në Kiev që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.
Kancelari mbrojti Gjermaninë kundër akuzave se nuk do të dorëzonte armët që kishte premtuar për Ukrainën. “Para se të mund të dorëzoheshin armët moderne, ushtarët ukrainas duhej të trajnoheshin se si t’i përdornin ato”, tha ai mbrëmë./21Media

Back to top button