Zelensky i kërkon G7-ës sisteme të mbrojtjes kundërajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i drejtohet G7-ës në një samit në Gjermani.
Një zyrtar evropian i tha Reuters se Presidenti Zelensky ka kërkuar sisteme të mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garanci sigurie, transmeton rtv21.tv.
Zelensky gjithashtu kërkoi ndihmë për rindërtim dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.
G7 është një organizatë e shtatë kombeve më të pasura në botë – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Ekonomitë e tyre të ashtuquajtura “të avancuara” dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.
Midis tyre, vendet e G7-ës kanë goditur tashmë Rusinë me paketën më të madhe të sanksioneve të vendosura ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe./21Media

Back to top button