Zelensky i kërkon Italisë të forcojë sanksionet kundër Rusisë
Presidenti ukrainas Zelensky tha se i ka kërkuar Italisë të forcojë sanksionet kundër Rusisë.
Zelensky tha skërkoi “të godasin të gjithë rusët që janë përgjegjës për këtë luftë, luftën kundër nesh. Për t’i goditur ata në pronat e tyre, pasuritë e paluajtshme, jahtet dhe llogaritë bankare. Zakoni i tyre për të fituar para në luftë dhe më pas vazhdoni të jetoni në Evropë ku ka paqe dhe siguri”.
Zelensky shprehet i sigurt se do të ketë sanksione të reja dhe është mirënjohës ndaj Italisë për mbështetjen./21Media