Zelensky kërkon ‘sanksione maksimale’ ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot deklaroi se Ukraina ka krijuar një precedent në muajt e fundit.

Duke i bërë jehonë fjalëve të zëvendëskryeministrit të Ukrainës më herët – për nevojën për masa të qëndrueshme kundër Moskës – ai bëri thirrje për vendosjen e “sanksioneve maksimale” ndaj Rusisë.

“Vetëm kjo do të parandalojë Rusinë dhe çdo vend tjetër që të nisë një luftë të paprovokuar ndaj fqinjit të saj”, tha ai, shkruan BBC.

Nuk ka sanksione të tilla aktualisht, shtoi ai, përpara se të përcaktonte masat që ai beson se duhet të zbatohen, duke përfshirë:

Një embargo të plotë ndaj naftës ruse
Të gjitha bankat ruse të ndalohen nga sistemet globale
Asnjë tregti me Rusinë./21Media

Back to top button