Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky: Kravchuk e dinte se çfarë kushton liria

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Leonid Kravchuk, ish-udhëheqësin e Ukrainës, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare të martën, si një njeri që qëndroi gjithmonë me Ukrainën.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se Kravchuk, presidenti i parë i Ukrainës së pavarur, vlerësoi jetën dhe çdo minutë të saj, përcjell rtv21.tv
“Si fëmijë, ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, i mbijetoi okupimit. E dinte se çfarë kushton liria”, tha Zelensky.
“Me gjithë zemër ai donte paqe për Ukrainën. Jam i sigurt se do ta zbatojmë. Do të arrijmë fitoren dhe paqen tonë”, shtoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button