Zelensky: Ne kemi parë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë
Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot në fjalimin para deputetëve kanadezë, u kërkoi atyre të imagjinojnë se çfarë do të bënin nëse Kanadaja do të ishte në situatën e Ukrainës.
“A mund ta imagjinoni t’i thërrisni kombet e tjera mike dhe t’u kërkoni atyre ‘ju lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore, ndaloni bombardimet. Dhe nga ana e tyre ata shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën. Ne flasim me partnerët tanë dhe ata thonë ‘ju lutem duroni edhe pak'”, tha ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Presidenti ukrainas e përshkroi situatën si të tmerrshme, “por na lejoi të shohim se cilët janë miqtë tanë të vërtetë këto 20 ditët e fundit”./21Media