Zelensky në parlamentin e Francës paraqitet me një kërkesë
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes videolidhjeje, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.
“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e luftës ruse. Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”, u tha ai deputetëve francezë në komentet e raportuara nga Le Monde.
Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë, transmeton rtv21.tv.
Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare./21Media