Zelensky në Romë për të takuar Papa Françeskun

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po viziton Romën ku do të takohet me liderët politikë dhe do të ketë një audiencë me Papa Françeskun.

“Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!” Zelensky shkroi në Twitter ndërsa zbarkoi në kryeqytetin italian.

Ai do të takohet me kryeministrin italian Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën.

Një operacion i madh sigurie është nisur, me mbi 1000 policë të vendosur dhe një zonë ndalim-fluturimi mbi Romë.

Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Të shtunën do të jetë hera e parë që presidenti Zelensky dhe Papa Françesku takohen që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Dyshja u takuan në vitin 2020.

Vizita vjen pasi Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës.

Tre persona u plagosën në qytetin jugor të Mykolaiv dhe në qytetin perëndimor të Khmelnytsky, infrastruktura kritike, si dhe shtëpitë dhe ndërtesat qeveritare u goditën.

Më herët, zyrtarët e emëruar nga Rusia në rajonin e okupuar të Luhanskut të Ukrainës thanë se një parlamentar rus dhe gjashtë fëmijë u plagosën në një sulm me raketa të premten, për të cilin fajësuan Kievin.

Ndërkohë, forcat ukrainase thonë se kanë bërë përparim pranë qytetit lindor të Bakhmut./21Media

Back to top button