Zelensky në Tiranë, Rama zbulon detaje: Presidenti ukrainas është bashkëorganizator për këtë aktivitet

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga vizita e presidentit Volodymyr Zelensky në Tiranë, gjatë ekspozitës “Ukraina, një krim lufte” në ambientet e Kryeministrisë.

Rama tha se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelenskyt, teksa theksoi se kjo vizitë që do të kulmojë me një samit me liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Ndër të tjera Rama tha se Zelenky është bashkë organizator i samitit që do të mbahet së shpejti.

“Kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së Presidentit Zelensky në Tiranë. Një vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale por edhe një vizitë që do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Do të kemi një numër të konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkëorganizator bashkë me mua për këtë aktivitet, që ka një rëndësi të posaçme.

Fjalët dhe përshkimet për atë që ndodh në Ukrainë janë të tepërta. Fotografitë janë të çdo ore, dite e natë të popullit ukrainas nën furinë agresionit rus, i pajustifikuar. Shqipëria qëndron krah për krah më Ukrainën së bashkë më aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja, se çdo popull ka të drejtën e lirisë dhe si i barabartë”, tha kryeministri. /vizionplus.tv

Back to top button