Zelensky: Nëse do të ishim anëtarë të NATO-s, lufta nuk do të kishte filluar
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të dielën se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut më herët, atëherë Rusia nuk do ta kishte pushtuar vendin.
”Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar një luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim. Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë”, tha Zelensky.
Ky i fundit shtoi se ”por nëse nuk jeni gati të ruani jetët e njerëzve tanë, nëse thjesht dëshironi të na shihni në dy botë, nëse doni të na shihni në këtë pozicion të dyshimtë ku ne nuk e kuptojmë nëse mund të na pranoni apo jo, nuk mund të na vendosni në këtë situatë, nuk mund të na detyroni të jemi në këtë harresë”./21Media