Zelensky: Nuk mendoj se Putin po bën bllof me kërcënimin bërthamor

Kërcënimi i presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore në pushtimin e Ukrainës nga Moska “mund të jetë realitet”, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ndoshta dje ishte bllof. Tani, mund të jetë një realitet. Unë nuk mendoj se ai po bën bllof”, tha Zelensky për CBS.
Putin njoftoi përshkallëzimin e tij ushtarak gjatë një fjalimi kombëtar të mërkurën, në një përpjekje për të forcuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.
Ai bëri thirrje për rritjen e rekrutimit ushtarak, me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu që konfirmoi më vonë se vendi do të thërrasë 300 mijë rezervistë për të shërbyer në konflikt – një strategji që tashmë është përballur me reagime në formën e protestave në vend.
Duke trajtuar përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, Putin paralajmëroi se “ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet të dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre”, përcjell rtv21.tv
Pas komenteve të Putinit javën e kaluar, Zelensky tha se Rusia po përpiqej të shfrytëzonte okupimin e saj të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.
“Ai dëshiron të trembë gjithë botën. Këto janë hapat e parë të shantazhit të tij bërthamor. Unë mendoj se bota po e frenon këtë kërcënim. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi të dhe të mos lejojmë që ai të vazhdojë”, theksoi presidenti ukrainas./21Media

Back to top button