Zelensky paralajmëron fundin e negociatave nëse Rusia bën këtë veprim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në qytetin port të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë, shkruan BBC.
Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda, Zelensky tha për faqen “Ukrainska Pravda”: “Mariupoli mund të jetë si dhjetë qytete të Borodyankas”.
“Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, djemtë tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave”
Ai tha se Ukraina nuk do të tregtojë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar: “Sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.
Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit./21Media

Back to top button