Zelensky paralajmëron për veprime mizore nga Rusia në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të veprojë mizorisht në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht – ditë që poashtu shënon plotë gjashtë muaj të pushtimit rus të Ukrainës.
Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të jenë të fortë dhe të vazhdojnë të luftojnë.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të keqe e mizore”, ka thënë Zelensky.
Ai ka thënë se “një nga qëllimet e Rusisë është të zhvlerësojë aftësistë tona dhe të përhap dëshprim e frikë”.
“Prandaj është e rëdënësishme që asnjëherë të mos dorëzoheni para këtij presioni armik, të mos shfaqni dobësi”, ka thënë Zelensky./21Media