Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky paralajmëron udhëheqësit e NATO-s: Lufta e Rusisë s’do të përfundojë me Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë moderne dhe mbështetje financiare për t’u mbrojtur kundër Rusisë,
Ai, duke iu drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit francez, Emmanuel Macron përmes lidhjes video – gjithashtu paralajmëroi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.
Pyetja është “kush është më pas?”, pyeti ai duke shtuar: Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror, shkruan BBC./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button