Zelensky pas një sulm rus në një spital: Njerëz, fëmijë janë nën rrënoja

Kanë ardhur raporte për një sulm rus në një spital maternitet në qytetin juglindor të Mariupol, i cili tashmë e disa ditë ka pasur granatime.
Tani presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyyka postuar në Twitter pamjet nga incidenti – të cilin ai e përshkroi si një “goditje të drejtpërdrejtë” – tregon dhoma të shkatërruara përgjatë një korridori në ndërtesë.
“Njerëz, fëmijë janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?”, thotë ai.


Zelensky kërkoi një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend për të ndaluar fluturimin e avionëve rusë – diçka që SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s e kanë përjashtuar, transmeton rtv21.tv.
“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, shtoi ai.
Këshilli i qytetit tha se sulmi kishte shkatërruar një spital të maternitet dhe një repart për fëmijë./21Media

Back to top button