Zelensky: Rusia beson se mund të kryejë krime pa u ndëshkuar, shkak i statusit të saj

Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky tha të premten se Rusia beson se nuk do të mbajë përgjegjësi për krimet e supozuara të luftës të kryera në Ukrainë për shkak të kërcënimit të armëve bërthamore.
“Rusia beson se përgjegjësia e tyre mund të shtyhet për dekada dhe nuk mendojnë se do të jenë përgjegjës për krimet e luftës, sepse kanë fuqinë e shtetit bërthamor dhe shantazhin bërthamor pas shumë dekadash”,  tha Zelensky duke folur në një ngjarje virtuale të mbajtur nga instituti i politikave “Chatham House” për të diskutuar luftën, transmeton rtv21.tv.
Zelensky pohoi gjithashtu se Rusia është duke llogaritur se sa kohë nevojitet që raketat bërthamore të godasin kryeqytetet evropiane.
Të enjten, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova dëshmoi në seancat dëgjimore të Komisionit të Helsinkit për krimet e dyshuara të luftës të Rusisë në Ukrainë, duke i thënë komisionit të qeverisë amerikane se ushtria ruse kishte kryer më shumë se 9,800 krime lufte në 70 ditë lufte./21Media

Back to top button